Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hajdari i kthehet fort Kërstiqit: Fashizëm ka pasur ama nga regjimi serb!

Gazeta10
27 Shkurt 2024 - 21:19

Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka komentuar deklaratën e gazetarit serb, Branislav Kërstiq i cili tha se Qeveria Kurti në mënyrë permanente po vazhdon t’i shkel të drejtat kolektive të serbëve në Kosovë me çështjen e dinarit.

Gjithashtu ai e ka quajtur vendimin e kryeministrit Kurti, fashist.

Ndërsa Hajdari i ka replikuar Kërstiqit se fashizëm ka pasur po nga regjimi serb, raporton Gazeta10.

“Fashizëm ka ndodh në Ballkan por fatkeqësisht ky fashizëm ka ndodhur nga regjimi serb i cili në mënyrë të heshtur ka kaluar edhe prej qytetarëve serb në Kosovë, e që mendojë që është dashur ta denonin dhe të protestonin kundër këtij regjimi, i cili ka kryer fashizëm jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në Bosnjë dhe Kroaci”, tha ajo.

Hajdari shton se çështja e dinarit nuk ka të bëjë me cënim apo shkelje e të drejtave të njeriut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.