
Komentatorja e politikës, Fatime Hajdari, në emisionin Politiko, ka thënë për ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, se ai vie nga një system më i avancuar i shëndetësisë, që kjo mund të jetë arsyeja pse ai nuk ka ditur t’i jap drejtim, raporton Gazeta10.
“Ai vjen prej një sistemi krejt tjetër të avancuar edhe ndoshta ai nuk di të funksionoj tashmë me sistemin shëndetësor të cilin gjendemi ne, kjo ndoshta ka qenë fatkeqësia për të se ka qenë në territor totalisht në të cilin ai nuk ka ditur se si t’i jap drejtim mendoj që pavarësisht doëheqjes së tij ai vazhdon të mbetet një profesionit i jashtëzakonshëm”, tha Hajdari./Gazeta10.