
Komentatorja politike, Fatime Hajdari e ka përshkruar vitin 2024 në kontekstin politik si një vit me plot dinamika dhe sfida të shumta.
Përtej sfidave, Hajdari ka thënë se Kosova në këtë vit ka pasur sovranitet në veri dhe përparim në shëndetësi.
“Është krijuar një standard i ri. Kemi sovranitet në veri, kemi më shumë mirëqenie edhe kemi shëndetësi më të mirë”, ka thënë Hajdari.
Tutje, Hajdari ka thënë se Kosova gjendet në një situatë më të mirë në krahasim me vitet e kaluara. /Gazeta10/