Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Hajni jem është më i mirë se i joti”, Ilir Deda shpërthen ndaj partive politike: Me vetëdije po degradohet politika në Kosovë

Gazeta10
13 Maj 2026 - 21:13

Komentatori politik Ilir Deda, në Politiko reagoi ashpër ndaj partive politike në vend, duke i akuzuar ato për promovim të personave të përfshirë në keqpërdorime zgjedhore dhe për degradim të mëtejshëm të politikës.

Deda tha se partitë që fusin në lista zgjedhore persona të akuzuar për manipulim të votës apo me aktakuza, po dërgojnë mesazh se janë mbi shtetin dhe ligjin.

“Kur ti e ke në listë e kap e promovon një keqpërdorues të votës, e mos të flas për të tjerët që kanë aktakuza, ti nuk je për shtet. Ti po tregon se je më i fortë se shteti dhe rregulli yt ligjor”, deklaroi ai.

Sipas tij, një qasje e tillë bie ndesh edhe me pretendimet për standarde demokratike dhe etikë politike.

“Njëfarë etike dhe nuk mundesh me thanë që je më i miri në Ballkan”, u shpreh Deda.

Ai tha se në fund krijohet përshtypja se partitë politike, me vetëdije të plotë, po zgjedhin ta degradojnë edhe më tej skenën politike dhe të nënçmojnë elektoratin e tyre.

“Ti vjen në një pikë ku konkludon se me vetëdije të plotë partitë politike vendosin me degradu edhe më tutje politikën dhe me i nënçmu votuesit e vet së pari”, tha ai.

Në fund, Deda ironizoi qasjen e partive ndaj akuzave për korrupsion dhe manipulim zgjedhor.

“Kështu që nuk ka gajle, hajni jem është më i mirë se i joti”, deklaroi ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/Qv-a0F93tro

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.