Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hajrizi për studentët e dobët: Me motor të Zastavës, Ferrari nuk bën!

Gazeta10
05 Dhjetor 2023 - 21:55

“Nëse vjen studenti i dobët ka me dal me rezultat të dobët, ngase me motor të Zastavës nuk mundesh me bë Ferrari”, kështu ka thënë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi duke folur për nivelin e arsimimit në Kosovë.

Ai në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se ka studentë që nuk dinë shkrim e as lexim.

“Ka edhe shumë studentë që nuk dinë me lexuar, nuk dinë me iu referuar një literature, nuk kanë kulturë bazike… “, ka thënë Harizi

Sipas tij, shoqëria kosovare e do intelektualizmin, por shumë pak veprojnë në këtë drejtim

“Unë mundem me thënë se ka edhe nxënës shumë të mirë, ka edhe rezultate shumë të mira, ka edhe intelektualë, ngase shoqëria kosovare në brendësinë e vet e donë edukimin, por pyetja është sa a veprojnë aq shumë sa e mendojnë edhe e donë edukimin”, ka thënë Hajrizi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.