Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hakim  Ziyech në bisedime me Romën

Gazeta10
23 January 2023 - 14:36

Ziyech mund të jetë largimi i parë nga Chelsea për afatin kalimtar të janarit.

Anësori është shënjestruar nga Italinet pasi ai nuk mund ta gjeje veten në Stamford Bridge.

Bisedimet janë duke u zhvilluar me trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili dëshiron të nënshkruajë me yllin maroken. 

Ai luftoi për vendin e tij tek “Londinezet” para Kupës së botës në nëntor dhe nuk po aktivizohet për shkak të lëndimeve dhe prurjeve të reja në klub.

29-vjeçari iu bashkua Chelseat nga Ajax për rreth 35 milionë funte në vitin 2020.

Marokeni ka zhviluar dhjetë ndeshje këtë edicion, prej të cilave ka kontribuar me një asist.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.