Të hënën (nesër), do të bëhet inagurimi i QKMF-së në qytetin e Mitrovicës, i cinancuar nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’.
Lajmin e ka bërë të ditur humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati.
Sipas tij, ky është një projekt madhështor i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, me infrastrukturë moderne dhe të veçantë, raporton Gazeta10.
Postimi i plotë i Kastratit:
Të hënën, më 6 janar 2025, në ora 14:00, bëhet inaugurimi i QKMF-së në qytetin e Mitrovicës.
Ky është një projekt madhështor i Shoqatës sonë, me infrastrukturë moderne dhe të veçantë.
Bamirës të dashur, Zoti kurrë mos ju humbtë! /Gazeta10/