Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halimi: Shqetësues raporti i “Human Rights Watch” për Kosovën

Gazeta10
12 January 2023 - 12:29

Zëdhënësja Politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se është shqetësues raporti i “Human Rights Watch” për Kosovën, raporton Gazeta10.

Halimi ka thënë se vetëm në shtatë muaj janë regjistruar 22 raste të sulmeve, frikësimit dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Më tej, Halimi ka thënë se ndaj një situate të tillë, ka pasur një reagim të dobët të institucioneve kompetente.

Halimi ka thënë se një shtet armiqëor me gazetarët është gjëja e fundit që i duhet vendit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Shqetësues raporti i ‘Human Rights Watch’ për Kosovën për vitin 2022. Vetëm për shtatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit ndaj gazetarëve. Kërcënime kanë pasur edhe së fundmi në veri të vendit. Por fatkeqësisht, të tillat kanë ardhur edhe nga zyrtarë të lartë të pushtetit, me një gjuhë të urrejtjes, të papranueshme; dhe e cila cënon besimin e publikut në medie. Ndërsa ndaj kësaj gjuhe ka pasur reagim të dobët të organeve kompetente. Institucione shtetërore armiqësore me gazetarët, janë gjëja e fundit që i duhet vendit tone”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.