Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Halimi: Urrejtja e pushtetit ndaj gazetarëve, e ka kontaminuar diskursin publik

Gazeta10
31 Korrik 2023 - 14:55

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se një urrejtje e frikshme ndaj gazetarëve e partisë në pushtet, e ka kontaminuar diskursin publik duke nxitur reagime destruktive të turmave ndaj medias.

Halimi tha se partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, e urren jo vetëm mendimin ndryshe dhe kritikën, por vet të menduarit.

“Sepse ai konsideron se pa gazetarët ose me disiplinimin ose rreshtimin e tyre mund ta realizojë ideologjinë e tij të majtë, që në thelb anon kah shkatërrimi ekonomik i vendit në emër të luftës kundër oligarkëve. Të ushtrojë pushtetin popullist dhe etatist pa e kuptuar publiku. Të sundoj me turmat, pa llogaridhënie, prandaj sulmon me kaq zell gazetarët e që në thelb është armiqësi, urrejtje e polarizim”, tha Halimi.

Tutje, ajo tha se një shumicë ideologjike me mendësi të tillë, po e synon nënshtrimin e qytetarisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.