
Deputeti i PDK-së, Xhavit Halitaj në emisionin “Info 10” ka folur rreth tensioneve së krijuari së fundi mes Kosovës e Serbisë, raporton Gazeta10.
Haliti ka thënë se Kurti e Vuçiqi po i masin muskujt për të forcuar pozitat e tyre, por asnjëri nuk janë të gatshëm për veprim.
“Kurti e ka vështirë që të bëj tërheqje, por në politik s’ka gjithmonë kurrë s’do të ndodh diçka. Ne jemi proces me perëndimin dhe nëse arrijmë të rregullojmë raportet me ndërmjetësimin e tyre dhe fillojmë procesin e integrimit në BE të dyja palët, atëherë edhe kufijtë nuk do të jenë shumë problem. Janë në një pozicion interesant edhe Kurti edhe Vuçiqi, janë në një pozicion përmes së cilit po përpiqen secili me forcu pozitën e vet me format e veprimit nacionalist brenda strukturave, secili po përpiqet t’i tregoj muskujt e vet, dikush ka muskuj më të mëdhenj dikush më të vogël. Asnjëri as tjetri s’kanë gatishmëri për të vepruar.”, ka thënë
Tutje, Haliti ka kritikuar edhe ministrat e Kosovës për deklarata e tyre ku qytetarëve serb të Kosovës ju drejtohen si kriminel, duke shtuar se ka banda kriminale por 70 mijë persona nuk janë kriminela./Gazeta10