
Adham Hamed nga Ministrija e Jashtme e Gjermanisë përkatësisht departamenti i mbrojtjes së gazetarëve ka folur në Prime Time për mbështetjen financiare për 20 gazetarët ukrainas në Kosovë, shkruan Gazeta10.
“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i luftës së agresionit mbi Ukrainë ka marrë vendimin për t’i ofruar strehim 20 gazetarëve nga Ukraina. Qeveria e Kosovës ka ofruar një kornizë nismëtare për koston e jetës së tyre, e cila do të mbulohet. Ne si qeveri gjermane kemi vendosur t’i bashkëangjisim forcat për të ofruar një kornizë të duhur që këta gazetarë të ndihmohën gjatë qëndrimit në Kosovë. Ata kanë ardh në një vend të ri, dhe është garanci që përmes nismës tonë tu ofrojmë një mundësi që ata të mund ta vazhdojnë punën e tyre si gazetarë dhe të raportonë për luftën në Ukrainë dhe për çështjet bashkohore atje”, tha Ahmed në Prime Time.