
Para një tubimi madhor të mërgatës në Stuttgart të Gjermanisë, Bedri Hamza, kandidat për kryeministër, ka theksuar se Kosova duhet t’i zhvillojë raportet e mira dhe të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hamza ka bërë të ditur se ia ka uruar fitoren presidentit Donald Trump ndërsa ka theksuar se pret bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të.
“Ia kam uruar fitoren presidentit Trump, po të njëjtën kohë i kam uruar edhe partitë e tjera politike, përfshirë atë republikane dhe demokratike për garën elektorale”, ka thënë Hamza.
Ndryshe, Hamza ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet do të ketë përmirësim në shumë sektorë, në të cilët siç ka vlerësuar ai, Kosova për momentin ka stagnuar. /Gazeta10/