Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza takohet me të rinj në Ferizaj: Biseduam për shumë mundësi të reja që synojmë t’i krijojmë

Gazeta10
28 July 2024 - 16:39

Kandidati i PDK-së për kryeministër të vendit, Bedri Hanza, tha se sot ka pasur një “takim të mrekullueshëm” me të rinj nga Ferizaj.

Hamza tha se me ta foli për mundësitë e reja që tha se synojnë t’i krijojnë për të rinjtë.

“Edhe një takim i mrekullueshëm me të rinj, por kësaj radhe nga regjioni i Ferizajt. Nën hijen e pemëve të këtij plantacioni për të cilin kujdesen vetë disa prej tyre, biseduam për shumë mundësi të reja që synojmë t’i krijojmë për të rinjtë e përgatitur për tregun e punës. Pjesë e takimit ishin kryesisht të rinj që merren me bujqësi e blegtori, të cilët e punojnë vazhdimisht tokën bujqësore”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

Ai tha se “jemi të bekuar me të reja e të rinj të talentuar”, për të cilët tha se “janë plot me energji për të punuar dhe për t’u përfshirë në vendimmarrje”. Me ta, tha se do ta bëjë Kosovën “një vend më të mirë për të jetuar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.