Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza thirrje qeverisë: Bëni fushatë të ndershme, mos përdorini resurset shtetërore për garë

Gazeta10
28 May 2026 - 13:19

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një konference për media ka bërë thirrje te të gjitha partitë politike që të bëjnë fushatë të ndershme.

Në fjalën e tij, ai tha se pushteti ka përgjegjësi që të garantojë barazi dhe ndershmëri në zgjedhje, duke shtuar se nuk duhet lejuar përdorimi i resurseve shtetërore në funksion të fushatës.

Hamza tha se veprimet nga pushteti ditëve të fundit, garën për fushatë e bëjnë të pabarabartë.

“Sot më 28 maj, në Ferizaj do të hapim zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e datës 7 qershor. Në orën 20:00, në sheshin te komuna e Ferizajt, ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen. Po hyjmë në këtë fushatë me respekt për qytetarët, me besim te demokracia, dhe me vizion të qartë për ta nxjerr Kosovën nga kriza. Prandaj, dua të iu bëj thirrje të gjitha partive politike që kjo fushatë të jetë e qetë, demokratike, me korrektësi të ndërsjellë dhe me respekt për standardet e zgjedhjeve të lira”, tha Hamza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.