Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj del me një apel për policinë pas aksidenteve ku vdiqën pesë persona

Gazeta10
17 September 2023 - 13:58

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidenteve me fatalitet që ndodhën dje në Kosovë, ku si pasojë e tyre vdiqën pesë persona e u lënduan rëndë tre të tjerë.

Haradinaj ka apeluar te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave, derisa i ka bërë thirrje Policisë që të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë, raporton Gazeta10.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve! Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.