Lajme

Haradinaj: Doracaku mbi edukimin seksual është sulm ndaj familjes

Gazeta10
14 Nëntor 2024 - 23:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj doracakëve të edukatës seksuale, të cilët janë diskutuar së fundmi në vend, duke i cilësuar ato si një “sulm ndaj familjes”.

Haradinaj ka theksuar se, pas dështimeve të Qeverisë Kurti në fushat politike dhe diplomatike, kjo e fundit ka vendosur të sulmojë themelin e shoqërisë kosovare, familjen.

Ai ka shtuar se, përmes këtij doracaku, Qeveria po kërkon të ndikojë në strukturën dhe vlerat themelore të familjes kosovare, që janë baza e shtetit dhe traditës.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Haradinaj tha: “Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme e të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës e pas vënies së vendit nën sanksione, tash bateritë e tij i ka kthyer mbi familjen, si themel jo vetëm të shtetit por edhe të traditës e qenësisë sonë. Por kjo nuk do të kalojë, jo vetëm në komunat e udhëhequra nga Aleanca, të cilave u kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak, po askund në Kosovë.”

Ai ka bërë thirrje për refuzimin e këtij doracaku dhe ka theksuar se familja kosovare ka themele të forta, të cilat nuk do të lëkunden nga ata që, sipas tij, po identifikohen si “antikombëtarë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.