Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haradinaj e viziton Pejën pas vërshimeve tragjike: Qeveria të ndajë një fond emergjent

Gazeta10
25 June 2023 - 15:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar në Pejë për ta parë nga afër situatën e krijuar atje pas vërshimeve.

“Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook, duke publikuar edhe disa fotografi.

Haradinaj u ka bërë thirrje Qeverisë dhe institucioneve relevante që ta ndajnë “një fond emergjent”.

“Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime”, shkroi Haradinaj.

“Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira!”, shtoi ai.

Një grua rreth të 30-ave dhe djali i saj 5 vjeç vdiqën mbrëmë si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.