Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj kujton Reçakun: Para 25 vitesh, një akt ç’njerëzor tronditi mbarë botën demokratike

Gazeta10
15 January 2024 - 10:07

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se masakra e Reçakut është një akt ç’njerëzor që e tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri Perëndimin të mobilizohej dhe të ndalojë me forcë shfarosjen e një populli të tërë

Haradinaj ka falënderuar ish-ambasadorin amerikan, William Walker, që sipas tij e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit.

“Para 25 vitesh, një akt ç’njerëzor tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri Perëndimin të mobilizohej dhe të ndalojë me forcë shfarosjen e një populli të tërë. Masakra e Reçakut, mbetet simboli i krimit gjenocidal që aparatura shtetrore ushtarake serbe kreu në Kosovë. Ajo bëri kthesën e madhe historike duke prekur thellë në ndërgjegjjen e kombeve të fuqishme për të lëvizur me NATO-n në krye me ShBA-të. Sot, në nderim martirëve të kësaj masakre, kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. Me respekt të thellë do të kujtojmë gjithmonë ata që me flijimin e tyre u bënë themelet e lirisë sonë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.