Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Kurti do ta pranojë Asociacionin duke manovruar me gjuhë

Gazeta10
17 December 2022 - 23:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pranojë Asociacionin, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se Kurti do të manovrojë me gjuhë për ta pranuar atë në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Dalja, exiti për Kosovën dhe Kurtin nuk është të thuhet po ose jo në Asociacion, por të thuhet po për të finalizuar marrëveshjen, pra të shkohet në marrëveshje. Bindja ime është se për Kosovën është e papërballueshme ta trajtosh asociacionin vetëm si asociacion. Unë besoj se Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e cila ka brenda edhe Asociacionin, duke manovruar me gjuhën, duke e quajtur vetëqeverisje ose diçka ndryshe, por duke nënkuptuar një organizimin të komunave të pakicës serbe në Kosovën por brenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj për Blic.

Haradinaj teksa ka folur për formatin e dialogut ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka dëmtuar sovranitetin e vendit në veri.

 “Nuk mendoj se duhet të fokusohemi te Asociacioni si vend dhe të mbesim në Aasociacion … Kurti duhet ta ketë guximin që t`i kërkojë bashkësisë ndërkombëtare të ulemi në marrëveshje finale dhe ta shprehë gatishmërinë që të marrë obligime në marrëveshje finale por jo një nga një, obligimet një nga një qoftë Asociacioni, qoftë të tjera, janë të vonuara. Mund të realizohet kjo në kuadër të marrëveshjes finale dhe ky presion amerikan ndaj Qeverisë është një lloj ndëshkimi për këtë taktikën guerile dhe dëmet që i ka sjell kjo taktikë sovranitetit të vendit në veri”, deklaroi lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Më tej, ai ka thënë se Serbia nuk ka gatishmëri për të vendosur raporte bilaterale me Kosovën në këto rrethana.

 “Marrëveshja në përmbajtje ka njohjen edhe reciproke dhe njohjen de fakto. Sipas bindjes time është edhe de juro, vetëm mungon vendosja e marrëdhënieve bilaterale si dy shtete të njohura, por ekziston njoha që Serbia i bënë Kosovës në planin ndërkombëtar. Serbia e njeh Kosovën si shtet i pavarur me të drejta për OKB, BE dhe NATO, por nuk ka gatishmëri për të vendosur marrëdhënie bilaterale në këtë kohë”, thotë Haradinaj. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.