
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritkuar Kurtin për qeverisjen e tij, duke e konsideruar si të rrethuar, raporton Gazeta10.
Haradinaj i ka renditur pikat ku Kurti duhet të punojë.
I pari i AAK-së në fund i ka thënë Kurti që ta kthejë shpresën sepse e ka mundësinë.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Kryeministër, dil nga rrethimi!
– Rriti pagat me ligj
– Investo në gazsjellës
– Ndërto një termocentral me qymyr
– Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos
– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë
– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët
– Ktheje shpresën se e ke mundësinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10