Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj – Kurtit për zhvillimet në veri: Çka po të ngutet, po e nxjerrë Kosovën humbëse

Gazeta10
06 December 2022 - 17:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar kryeministrin Kurti për vendimet që po merr në lidhje me veriun e Kosovës, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e nxjerrë Kosovën “humbëse” me veprimet e fundit.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shtuar kreu i AAK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.