
Pas deklarateve të sotme të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke porositur Kurtin se “Pushteti nuk është gjithçka”.
“Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve”, ka shkruar Haradinaj.
Si tutje i ka thënë Kurtit që nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë.
“Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shkruar ai. /Gazeta10/
Reagimi i plotë: