Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Kushdo që harton një skenar destabilizimi të Kosovës do të përfundojë me turp

Gazeta10
07 January 2023 - 13:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se kushdo që harton një skenar destabilizimi të Kosovës do të përfundojë me turp.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kosova dhe Serbia duhet të merren vesh mes vete për të qenë secili zot në shtëpi të vet.

“Ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp. Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe, pasi siç theksoi ai për këtë është paguar një çmim i madh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.