Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi

Gazeta10
02 February 2025 - 18:23

Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit AAK-NISMA për kryeministër, ka premtuar investime të mëdha për Junikun, duke theksuar se do të vazhdojnë investimet infrastrukturore dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ai gjithashtu premtoi trefishimin e subvencioneve për bujqësi dhe ndarjen e granteve pa kthim për të rinjtë që hapin biznese. Haradinaj theksoi se do të rriten pensionet dhe paga mesatare, ndërsa do të ofrohen bursa për të gjithë studentët.

Po ashtu, ai premtoi furnizim me energji elektrike 24 orë dhe çmim më të lirë për energjinë.

Haradinaj shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Junikut dhe u angazhua për një Kosovë Fituese.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.