Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj nga shtatori fillon bashkëbisedimin me qytetarët, shkak krizat e brendshme dhe dialogu Kosovë-Serbi

Gazeta10
22 August 2022 - 13:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se që nga shtatori do të fillojë bashkëbisedimin me qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta10.

Kriza ekonomike, kriza energjetike si dhe dialogu Kosovë-Serbi janë temat që e kanë shtyrë Haradinajn ta marrë këtë vendim.

Ai ka thënë se do të flas me qytetarët edhe për temat e tjera që janë shqetësim për vendin dhe qytetarët.

I pari i AAK-së ka thënë se për detajet e tjera qytetarët do të njoftohen këto ditë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Aleancës, të nderuar qytetarë të Kosovës

Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë.

Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.

Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike.

Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin.

Këto ditë do t’ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve.                                    

Me respekt Ramush Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.