Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj pas Hovenierit, zhvillon takim me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës

Gazeta10
12 February 2024 - 20:50

Pas takimit me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim tjetër, shkruan Insajderi.

Pasdite, Haradinaj bëri të ditur se ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, me të cilin tha se biseduan për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese”, thotë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit që zhvillova me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, z. Peter Hummelgaard, folëm për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese.

Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështjet e rëndësishme që kemi përpara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.