Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Pas shumë gabimeve, Kurti bëri veprim të duhur me pranimin e planit evropian

Gazeta10
27 October 2023 - 12:08

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë veprim të duhur me pranimin e propozimit të pesëshes dje në Bruksel.

Haradinaj, në seancë plenare, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i largojë sanksionet ndaj Kosovës.

“Kosova dje ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti pra me pranimin e propozomit të pesëshes për implementimin në këtë rast e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur, në këtë kohë pas shumë gabimeve dhe pas një kohet të gjatë të humbur në dialog”, ka potencuar Haradinaj.

“Sipas bindjes time me zhvillimet e djeshme BE duhet të i largoj sanksionet ndaj Kosovës menjëherë, kryeministri i Kosovës ka marrë obligim, ka shprehur obligim ka shprehur gatishmëri me zbatu dokumentin që ka sjellë pesëshja dhe nuk ka shprehur vërejtje në dokument, ka shprehur kërkesa të tjera”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.