Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj për 1 Maj: Punëtorët po ikin, Kosova po rrezikon të mbetët pa pjesëtarë të sigurisë

Gazeta10
01 May 2023 - 10:56

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vjetët e fundit.

Haradinaj ka thënë se fuqia punëtore cdo ditë po ikë nga vendi unë dhe Kosova po rrëzikon të mbetët edhe pa pjesëtarë të sigurisë, shkruan Gazeta10.

“Dita Ndërkombëtare e Punës kësaj here Kosovën e gjen në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit. Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur. Fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë!”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, ka ftuar Qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik dhe të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku sipas tij “është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe më e rëndësishmja, të zhbllokojë buxhetin e shtetit”./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.