
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se diaspora është një shtyllë e fuqishme për ekonominë e Kosovës.
Këto deklarime, ai i bëri në një intervistë ekskluzive për ‘Politiko’ në Augsburg të Gjermanisë
“Kosova në vazhdimësi ka pasur mundësi të vazhdojë rritjen e vet që nga rikthimi, po flas pas luftës dhe gjatë luftës, me mërgatën kemi qenë gjithmonë bashkë po ka mbërri me vazhdu rritjen e vet edhe falë remitencave nga diaspora”, ka thënë Haradinaj para mërgimtarëve.
I pyetur se çfarë do të bëjë AAK për diasporën, Haradinaj ka theksuar se do të jenë bashkë në tavolinë me mërgimtarët për të gjitha temat që lidhen me marrjen e vendimeve.
“Për të gjitha temat që lidhen bilateral Kosovë dhe vendi ku jetojnë mërgimtarët, besoj që do të jemi gjithmonë në tavolinë bashkë në marrjen e vendimeve”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/