Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj për Rugovën: Gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
21 January 2024 - 13:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18 të vdekjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Rugova ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin për çka dhe shpreh mirënjohjen e tij.

“Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA. Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën. I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.