Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Rritja e pensioneve duhet të jetë më e pakta 50 për qind, ky është zotim i yni

Gazeta10
15 October 2024 - 17:35

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi janë procedura pensionet me rritje prej 20 për qind.

Ai ka thënë se pensionet janë aq të ulëta sa rritja prej 20 për qind nuk përbën asnjë ndryshim.

“Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim.”

Haradinaj ka thënë se rritja e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50 për qind.

“Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë.”

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.