
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se Serbia po e ndjell fundosjen e vet, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se Serbia e nisi fundosjen e Jugosllavisë me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97.
Ai ka thënë se të njejtin avaz po e vazhdon edhe tani.
Haradinaj ka thënë se Sebia nuk është mbushur mend.
Këtu keni statusin e plotë:
“Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjell fundosjen e vet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10