Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj-Stublla për deklaratën e Kurtit: Është skandaloze për tu thënë në mediat ndërkombëtare

Gazeta10
26 November 2022 - 16:47

Ish kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti rreth situatës që ka qenë në veri është skandaloze për tu thënë në mediat ndërkombëtare, raporton Gazeta10.

Haradinaj-Stublla ka reaguar kështu pasi gazetari që e ka intervistuar Kurtin, Michael Martens ka publikuar disa pjesë të intervistës së tij.

Në njërën nga to, Kurti ka thënë se ambsadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pasur më shumë informacione se ai lidhur me zhvillimet në veri.

Këtu keni statusin e plotë të Haradinajt:

“Kjo deklaratë nëse nuk është nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rrallë në të kaluarën) është skandaloze për tu thënë për një medium ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e saj në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.