Gazeta10

Haradinaj takon Begajn, situata politike në rajon në qendër të diskutimeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ku kanë diskutuar për situatën politike në rajon,  raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se me Begajn kanë zhvilluar një bisedë të hapur dhe vëllazërore për temat e interesit të përbashkët të të dyja vendeve.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka thënë se ka shprehur gadishmërinë për e tij për bashkëpunim të ngushtë.

Tutje, i pari i AAK-së, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë me aleatët e huaj, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve.

Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më pare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë