
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që qysh sot t’i përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret.
Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri.
Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit;
që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje;
të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me <iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2F822723769218973&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”296″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare;
që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret. /Gazeta10/