Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Urojmë që nën udhëheqjen e Papës së ri të ndodh njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë

Gazeta10
09 May 2025 - 9:02

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e Papës së ri, Papa Leoni i XIV.

Haradinaj ka thënë se uron që nën udhëheqjen e tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

“Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes. Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost, është zgjedhur udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romane më 8 maj dhe ka zgjedhur emrin Leon XIV.

Ai është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë.

Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.