Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Haradinaj vazhdon takimet me qytetarë në Rahovec

Gazeta10
07 October 2022 - 21:47

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka vizituar qytetin e Rahovecit, ku bashkëbisedoi me banorë për sfidat që ata i preokupojnë çdo ditë.

Disa prej temave që u diskutuan janë situata në arsim, kriza ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi.

“Hapur dhe shtruar, me qytetarët e Rahovecit bashkëbiseduam për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi. Ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën në arsim, krizën ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi dhe përmbylljen sa më parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.