Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj vazhdon tubimet, në Lipjan thotë se dialogu ka marrë dinamikë të re

Gazeta10
25 November 2022 - 19:33

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar tubimet në vend, kësaj radhe në Lipjan, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se dialogu ka marrë një dinamikë të re.

Tutje, ai ka thëën se gjatë këtij bashkëbisedimi ka sqaruar edhe pjesët kryesore të marrëveshjes.

Më tej, Haradinaj ka thënë se nuk do të qëndrojë vëzhgues ndaj procesit të dialogut dhe ndaj krizave të tjera të rënda të vendit.

Këtu keni statusin e plotë:

“Arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me fqinjin verior, ka marrë një dinamikë të re pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar.

Për nevojën e kujdesit të vazhdueshëm dhe përfshirjes sa më afër të institucioneve të vendit, fola sot para qytetarëve të Lipjanit.

Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rendësishëm per ne dhe brezat që vijnë.

Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.