Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj viziton mërgimtarët në Gjermani, shprehet krenar për sukseset e tyre

Gazeta10
18 July 2023 - 16:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar rreth vizitës së tij tek mërgimtarët në Gjermani, shkruan Gazeta10.

Haradinaj ka shprehur krenari për mërgimtarët duke thënë se shqiptarët  e diasporë sot janë storie suksesi kudo që jetojnë.

“Shqiptarët në diasporë sot janë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera.Kisha kënaqësinë që gjatë qëndrimit në Gjermani, të vizitoj bashkatdhetarin Gjergj Gjokaj. Pavarësisht sfidave, ai me përkushtim ka arritur që të krijojë një kompani me sukses të admirueshëm. Krenar me bashkëkombasit tanë, që edhe pse larg vendlindjes, me aktivitetin e tyre sipërmarrës kanë krijuar vlerë të shtuar në vendet ku jetojnë.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.