Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Haradinajt i refuzohet kërkesa për vizitë shëndetësore në një shtet tjetër

Gazeta10
18 November 2022 - 11:26

Prokuroria e Specializuar e ka refuzuar kërkesën e Nasim Haradinajt që ai të kryejë një vizitë në një shtet tjetër për arsye shëndetësore, raporton Gazeta10.

Sipas prokurorisë, mbrojtja e Haradinajt nuk ka paraqitur asnjë informacion që vërteton gjendjen shëndetësore të pretenduar ose ashpërsinë e saj, ku një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë mbrojtja e Haradinajt.

“Urgjenca e pretenduar nuk mund të shërbejë si justifikim për lehtësimin e kërkuar, dhe pavarësisht premtimit se një mjek do të konfirmonte prognozën brenda 24 orëve prej momentit të Kërkesës, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar asnjë informacion mbështetës për më shumë se një javë nga paraqitja”, ka thënë Prokuroria.

Tutje, sipas prokurorisë, një pikë tjetër e qartë që tregon dallimin ndërmjet kësaj kërkese dhe vizitave të mëparshme është fakti se Haradinaj mëton të udhëtojë drejt një vendi që nuk është Kosova./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.