
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendur dje qe Lista Serbe mos të çertifikohet për të marrë pjes◄ në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton Gazeta10.
Ky vendim është diskutuar në emisionin ‘Raport’ në Kanal10.
Avokati Nasuf Hasani thotë se në Kosovë të gjitha komunitetet gëzojnë barazi ndaj ligjit.
Andaj, sipas tij, edhe Lista Serbe duhet të i’u përmbahet rregullave e parimore ligjore në vend.
“Duhet ta kenë të qartë edhe komuniteti serb që jemi të barabartë të gjithë para ligjit. Unë nuk e kam parë atë videoincizim të Kurteshit, mirëpo njëherë e përgjithmonë edhe komuniteti serb duhet të i’u përmbahet rregulalve dhe duhet të veprojë në kaudër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai. /Gazeta10/