
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka folur edhe njëherë për draft-statusin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai në një intervistë për REL është shprehur se draft-statuti i hartuar prej Perëndimit krijon autonomi politiko-territoriale me kompetenca të theksuara shtetërore.
Hasani është shprehur se nuk do të thotë që dokumenti bëhet kushtetues vetëm pse mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Më tutje ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e ka përmendur si mundësi edhe ndryshimin e aktgjykimit të vitit 2015, ndonëse ka sqaruar se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke u bazuar në kriteret jashtë Kushtetutës: politike, sociologjike, morale.