
Gjatë diskutimi për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, Erdin Hashani tha se kjo situatë është një situatë mjaft shqetësuese dhe se gjendja është më serioze se sa po mendohet.
“Gjendja është më serioze sesa ne mendojmë. Është për t’u shqetësuar fakti se nuk ka asnjë deklaratë nga ana e Prokurorisë.”, tha fillimisht Hashani.
Tutje, ai tha se atmosfera tek kombëtarja është më ndryshe se herave tjera shkaku i këtij rasti dhe se për futbollin e Kosovës është diçka e keqe që kryetari është i arrestuar momentalisht.
“Për futbollin e Kosovës është diçka e keqe që nuk është kryetari i Federatës. Jemi në një moment që kjo çështje do ndikoj në ambientet para ndeshjes, atmosfera është më ndryshe sesa që ka qenë më herët. Kur e sheh një president me pranga në duar nuk është diçka e mirë.”, përfundoi Hashani.