Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Hashim Thaçi: Ekziston vetëm një e vërtetë, jam i pafajshëm

Gazeta10
18 February 2026 - 14:21

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i pari që ka nisur fjalën përfundimtare në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ka theksuar se është vetëm një e vërtetë, dhe se është i pafajshëm për akuzat me të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuara është duke e akuzuar.

Thaci tha se nuk është pishman që luftoi për lirinë e vendit, dhe nuk mund të qëndronte indiferent ndaj masakrave që regjimi i Sllobodan Millosheviqit po bënte në Kosovë.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni parë fakte dhe dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, tha Thaçi.

Ai ka në dispozicion 20 minuta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.