Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu citon Bogujevcin në fjalën e saj në Këshillin e Europës

Gazeta10
11 October 2022 - 12:41

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka cituar nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, në fjalës e kësaj të fundit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se Kosova për herë të parë e fitoi të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Haxhiu ka cituar një pjesë të fjalës së Bogujevcit ku ndër të tjera është shprehur solidariteti me popullin ukrainas si dhe është bërë e ditur se ajo është e mbijetuar e një masakreje.

Këtu keni postimin e plotë:

“11 tetor 2022, Kosova e fitoi të drejtën e fjalës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për herë të parë u dëgjua zëri i Republikës së Kosovës.

“Mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me ju (Ukrainën). Ne e dimë në atë se çfarë po kaloni. Unë vet jam e mbijetuara e një masakre”, theksoi ndër të tjera nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci në fjalën e saj në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.