Gazeta10

Haxhiu: Kosova është i vetmi shtet që ka të drejtë ta hetojë sulmin në Banjskë, Serbia t’i dorëzojë terroristët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë refuzuar kërkesën e Serbisë që t’i dërgojnë provat që ka Kosova për rastin e sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ajo ka thënë se kërkesë të njëjtë kanë parashtruar edhe autoritetet serbe por që e kanë refuzuar, pasi që “Serbia duhet ta ketë të qartë se i vetmi shtet që ka të drejtë që të hetoj këtë rast është Kosova”.

“Dy herë radhazi institucionet e Kosovës përmes MD-së i janë drejtuar Serbisë, për ofrimin e provave që ndërlidhen me kryeterrorristin Milan Radojiçiq por edhe terroristet tjerë që kanë marr pjesë në këtë sulm terrorist. Serbia deri më tani nuk ka kthyer përgjigje. Së fundi MD-ja është referuar me kërkesë institucioneve, nëse e shohin kërkesën, nuk mund të ndajmë me opinionin publik por kërkon prova për këtë rast. Duhet ta ketë të qartë Serbia që i vetmi shtet që ka të drejtë që të hetoj këtë rast është Kosova përkatësisht Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në vend që të bëjnë kërkesa që provat të transferohen në Serbi është e rëndësishme që Serbia t’i dorëzoj në institucionet e Kosovës”.

“Kërkesa e Serbisë është refuzuar dhe bie ndesh me nenin 85 të ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Nuk ka presione për Serbinë që të dorëzoj kriminelët të cilët i përmenda dhe të bashkëpunojë me Kosovën, kjo për mua është shqetësuese sepse Serbia është shndërruar një vend ku gjejnë strehe edhe kriminelët e luftës por edhe ata që kryej krime në kohë të paqes. Është e rëndësishme që ky presion të bëhet te vazhdojë dhe të mos ndalet deri sa Serbia të  bëjë veprimin e duhur”, ka thënë ajo.

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj