Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Lufta hibride ndaj VV-së po vazhdon, Dejona është aktiviste e hershme prandaj e çmoj shumë

Gazeta10
17 October 2024 - 12:57

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride.

Këto komente ajo i bëri duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetarëve, rreth publikimit të komunikimeve ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiq dhe të Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ur, Nagip Krasniqi.

Madje për Mihalin tha se ajo është aktivitet e hershme e partisë dhe se e çmon atë.“Qëndrimi ynë tashmë është bërë publik, kjo është luftë hibride që po i bëhet VV-së”.“Dejona është bashkëpunëtore e jona një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën unë e çmoj shumë”, u tha ajo gazetarëve pasi morri pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për të Mbijetuarit e Torturës (QKMRT)./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.