
Albulena Haxhiu të enjten ishte mysafire në emisionin ‘Politiko’ më Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Gjatë intervistës ajo ishte pyetur edhe rreth mundësisë që ajo që propozohej kryetare e Kuvendit.
“A mund të ma konfirmoni nëse është e vërtetë, po flitet se ju jeni kryetare e Kuvendit të Kosovës. A ka diçka të vërtetë këtu?”, ka qenë pyetja e gazetarit Sadiku drejtuar Albulena Haxhiut.
“Jo as këtu nuk ka. Deri tani jo. Mua herë po më lënë në ministri, herë shefe e grupit parlamentar as kryetar e Kuvendit. Asnjëherë nga këto nuk qëndron, por e them se kudo që të jem, detyrën time do ta kryej me përgjegjësi”, ka qenë përgjigja e Haxhiut.
“Nuk e imagjinoj veten në asnjërën prej këtyre pozitave”, ka thënë Haxhiu.
Sot, Kuvendi i Kosovës, në dy tentime ka provuar të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, në pozitën e së cilës nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun por ka dështuar me vetëm 57 vota për.
Me poshtë e gjeni përgjigjen e Albulena Haxhiut dhënë në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10: