Gazeta10

​Haziri: Emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas përfundimit të samitit të tiranës.

Haziri në rrjetin social Facebook ka shkruar se, sot kur e tërë Evropa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës. Duket se emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës!

Ish kryetari i Gjilanit ka thënë po ashtu se, dallimi i Kurtit si kryeministër nga Kurti opozitar është si nata me ditën. Por, siç e thotë populli: Marrja askënd nuk e ka mbytë!

Postimi plotë:

Emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës!

Kurti akuzon qeveritë e kaluara për çdo gjë, por emëron ministra nga e kaluara prej Listës “Povratak”. Dikur kësaj liste i referohej me “Serbët e Thaçit” e sot po të njëjtit i rehabiliton në Kabinet ministrash.

E sot, kur e tërë Europa zbarkoi në Samitin historik e më të madhin të organizuar ndonjëherë në Tiranë, Kurti u la jashtë dhe e përcolli prej Prishtinës. Duket se emërimi i Rashiqit e përjashtoi Kurtin nga Samiti historik i Tiranës!

Kurti është figura më kontraverze e politikës kosovare dhe njeriu që nuk ka fare konsistencë në qëndrime. Sa për rikujtim, Kurti pati thënë se kur të vije në krye të Qeverisë nuk do të takohet me Vuçiqin, se nuk e di dhe nuk do t’ia dijë për presionin ndërkombëtar, se do ta rikthejë flamurin kuq e zi e do ta heq atë ‘lara-lara’, se do ta bëjë bashkimin kombëtar, se do a shtrijë sovranitetin në veri, se nuk do të ketë korrupsion e nepotizëm, se do ta ç’ kap shtetin, që do t’ua ul pagën vetit e çka s’pati thënë se!

Por, e bëri saktësisht të kundërtën. U takua me Vuçiqin pa asnjë kusht, hoqi dorë nga konfiskimi dhe gjobat për targat, madje e negocioi në tavolinë vendimin e Qeverisë së Kosovës me Vuçiqin.

Flamurin, siç i thoshte ai, ‘lara-lara’, e mban tash me krenari dhe nuk u betua më me atë kuq e zi, bashkimin kombëtar e harroi, dhe për me keq, si asnjëherë më parë, i prishi raportet me udhëheqësit e Republikës së Shqipërisë.

Akoma pa i mbush një vit qeverisje, skandalet korruptive pëlcitën ne dikastere qeveritare, derisa nepotizmi dhe kapja e shtetit s’ka qenë kurrë më e theksuar.

Me Ligjin e propozuar për zyrtarët publikë, Kurti po ia rrit pagën vetit bukur shumë e po ua zvogëlon prokurorëve e gjyqtarëve.

Miqësinë permanente me ShBA-të, të krijuar me shumë mund para 32 vjetësh nga Presidenti Rugova, e rrezikoi seriozisht.

Në veri jo që nuk e shtriu sovranitetin, por me veprimet e deklaratat populliste të muajve të fundit hoqi dorë krejtësisht, u dorëzua, si gjithmonë. Në këtë moment atje gjendja është më alarmantja që prej shpalljes Pavarësisë. Pra, shenjat janë që zgjedhjet nuk mund të mbahen në katër komunat e veriut.

Pra, veç keni pengu për vizat, asgjë s’keni bërë për MSA e NATO, përpos raporteve të tensionuara me ta.

Për fund, mund të themi se dallimi i Kurtit si kryeministër nga Kurti opozitar është si nata me ditën. Por, siç e thotë populli: Marrja askënd nuk e ka mbytë!

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova