Politiko

Haziri: LDK po punon për ta bërë rikthimin e madh!

Gazeta10
06 Janar 2025 - 20:39

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se partia e tij e ka fituar fushatën parazgjedhore dhe se tashmë i mbetet të punojë për rikthimin e madh.

“Ne po punojmë për me ba rikthimin e madh”, ka thënë Haziri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

I pyetur për numrin 124 që e ka marrë LDK-ja, Haziri e cilësoi si numër me fat.

“Numri i mirë, fillon me 1 dhe vazhdon deri te unë numri 4”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, këtë të hënë është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin 118, PDK-ja numrin 131, LDK-ja numrin 124 kurse koalicioni AAK-NISMA numrin 137. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.